Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Vlorës, të cilët prej katër ditësh janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Në një deklaratë publike, Balliu akuzon qeverinë se po injoron një emergjencë që prek mijëra banorë, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i kushtoi asnjë vëmendje situatës gjatë daljes së tij të fundit publike.
Sipas tij, qeveria është e përqendruar në mbrojtjen e vetes dhe jo në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve. Balliu thekson se shqiptarët po përballen me mungesë shërbimesh bazë dhe humbje të shpresës, ndërsa pushteti, sipas tij, merret vetëm me interesa personale.


