Artisti kosovar, Vedat Bajrami së fundi ka publikuar një video-incizim në të cilin shfaqej në rolin e ish-kryeparlamentarit të vendit, Jakup Krasniqi.
Vedat Bajrami shfaqej sikur kinse Jakup Krasniqi, i cili ka kaluar mbi një vit si i burgosur në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësorë të Gjykatës Speciale.
Në kuadër të kësaj video-je, Vedat Bajrami pati kritika ndaj politikanëve që nuk i përmendën ish-krerët e UÇK-së të cilët po qëndrojnë në Hagë, në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës.
E kjo video ka bërë që të reagojë vetë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.
Gresa madje ka thënë se as kërkim falja e Vedat Bajramit në këtë rast nuk mjafton.
Ajo tha se videoja e tij ishte turpi më i madh që dikush mund t’u dhuronte për pavarësi./Lajmi.net/