Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në Fier, ku arriti të marrë vetëm 4 mandate. Për Gazment Bardhin, i cili ishtë edhe drejtuesi politik në këtë qark reagoi duke thënë se “ata ishin njerëzit e lirë përballë një bande ministrash”.
Bardhi shprehet zemërthyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.
“Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”, shkruan Bardhi.
Reagimi:
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!