Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçares greke e cila u bë shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti shqiptar, Gentian Kamberi.
22-vjeçare Ekaterina Caci, e cila është vendosur në arrest shtëpie me vëzhgim elektronik pas kërkimit të faljes, pohoi se kishte pirë vetëm tri gota verë natën e aksidentit, ndërsa i kërkoi falje familjes së 47-vjeçarit, duke thënë se ishte “thellësisht e shkatërruar”.
“Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës.
22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të tillë.
“Unë isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë hajde të hamë në Shën Petersburg”, tha ajo.
Siç shkruan protothema.gr, 22-vjeçarja kishte konsumuar thuajse trefishin e kufirit ligjor të alkoolit, siç rezultojnë nga rezultatet e analizave të gjakut. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt.
Gjatë kërkimit të faljes, e reja pohoi se “nuk e di fare se si ka ndodhur përplasja. Gjithçka që mbaj mend është bum. Po ngjitesha në Tebë në korsinë e majtë drejt Ilionit. Dikush erdhi nga e djathta, një makinë tjetër nga e djathta nga një rrugicë. Pashë dritat e saj dhe u tremba. Unë ngadalësova. Para meje ishte një makinë tjetër, kjo nga e djathta. Bëra një manovër përpara dhe menjëherë u ktheva djathtas përsëri. Pastaj ndodhi përplasja”.
“Për sa i përket skenës së përplasjes, nuk e kam idenë nëse semafori ka ndryshuar në sekondat që pasuan”, shtoi ajp.
Ajo ka treguar se pasi ka dalë nga lokali ku ka qenë më miqtë e saj ka qenë në gjendje të mirë.
“Kur dola nga lokali ku isha me miqtë e mi, isha mirë, u ndjeva mirë, por nuk kisha ngrënë. Kërkoj falje dhe dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit që humbi. Jam thellësisht e shkatërruar”, tha 22-vjeçarja.
Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare.
Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.
“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.
“Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes.
Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “, shtoi ai.