Kisela Voda subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkolla dhe qëndrimin e tyre në kopshte.
Komuna e Kisella Vodës edhe një herë subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkollat dhe qëndrimin e tyre në çerdhe nga kjo pjesë e qytetit. Përmes thirrjes publike në të cilën përcaktohen kriteret për aplikim nga familjet në nevojë sociale të cilat kanë një fëmijë me qëndrim të zgjatur në shkollat fillore apo kopshtet e zonës së komunës dhe gjatë qëndrimit përdorin vakt të ngrohtë.
Sipas Rregullores për subvencionimin e faturave mujore për ushqimin ditor gjatë qëndrimit të zgjatur në shkolla, Komuna e Kisella Vodës do të subvencionojë mjete në vlerë prej 50%, por jo më shumë se 80% të shumës së parashikuar për periudhën gjatë vitit shkollor.
Lirimi nga participimi për fëmijët që plotësojnë kriteret dhe frekuentojnë kopshtin publik do të jetë i plotë.