Kisela Voda me 10 fshirëse të reja për një ambient më të pastër dhe më të bukur
Përmes projektit “Forcimi i këshillave komunale” i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale janë siguruar mjete nga të cilat janë blerë fshesa të cilat tashmë janë në dispozicion të komunës.
Për këtë projekt si dhe për të gjithë të tjerët, më parë kemi qenë në marrëveshje me banorët tanë dhe nevojat e tyre.
Është trajektorja jonë që ne vazhdojmë ta ndjekim sepse jemi të vetëdijshëm se integrimi i qytetarëve në procesin e vendimmarrjes është mënyra më korrekte për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunën tonë.
Dëshiroj të shpreh mirënjohje për UNDP-në, Qeverinë Zvicerane dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale me të cilët realizuam me sukses këtë projekt, theksoi Orce Gjorgjievski