Kisela Voda komuna e parë që ka instaluar pastrues të ajrit të jashtëm
Angazhimi i vërtetë ndaj mjedisit. Јanë 5 pajisje më të fundit Filter Cube III 5 për përdorim të jashtëm.
Me një fluks maksimal të ajrit të filtrit prej 16,625 m³/h, ato ofrojnë pastrim optimal të ajrit.
Pajisje të fuqishme dhe efikase me peshë 1000 kg dhe përmasa 94 cm x 94 cm x 360 të cilat janë me jetëgjatësi dhe shumë të qeta, të cilat do të vendosen në parqe dhe ku ka frekuencë të lartë njerëzish dhe do të pastrojnë ajrin.
Paraprakisht, në shkollën fillore “Nevena Georgieva – Dunja” në të gjitha klasat janë instaluar pastrues të ajrit të brendshëm, gjë që e ka bërë këtë shkollë të parën në Ballkan që ka mbrojtje kundër viruseve.
Le të jetë ky një shembull për qytetin, me synimin për të përmirësuar mjedisin, ajrin e pastër dhe shëndetin e brezave të ardhshëm.