Përfaqësues të opozitës kanë reaguar ashpër pas pushtimit të ambienteve të News24 nga forcat e policisë.
Lisandër Hoxha u shpreh për mediat se ata kërkuan informacion nga policia për arsyet e ndërhyrjes, por nuk morën asnjë përgjigje.
Sipas Hoxhës, çështja e godinës së News24 duhet të trajtohej nëpërmjet gjykatës, dhe gazetarët nuk duhej të pengoheshin në punën e tyre.
Lisandër Hoxha: Kanë ardhur tu rrëmbejnë mikrofonat, sot këto që mbani ju në dorë do ti mbajë me porosi të Ramës, Ardi Veliu. Do të transmetojë Rama nga News24, nuk dëshiron Rama që skandalet financiare të publikohen sic kanë bërë emisionet tuaja investigative.
Është hera e dytë që ne vijmë këtu në mbështetje të gazetarëve. Për të parë ca po ndodh, realisht gjithë kjo prezencë policie nuk ka kuptim, këtu ka patur gazetarë jo njerëz në kërkim.
Nëse ka një tentativë për të bërë një akt administrative kërkohet zbatimi I ligjit. Marrëdhënia kontraktuale e News24 me shtetin, trajtohet në gjykatë, këtu smund të pushtohet godina. Nesër të merr banesën etj.