Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira.
Menjëherë pas votimit, situata në sallë degjeneroi në tensione verbale e më pas fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.
Pas incidentit, Kevi Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti.
“Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër”, tha ai, ndërsa shtoi se situata ishte e qetë deri në momentin që kryetari i bashkisë i cilësoi kundërshtimet si “teka”.
Muçllari u shpreh se banorët dhe përfaqësuesit e tyre nuk do ta lënë çështjen me kaq, duke paralajmëruar ndjekje ligjore.
Kevi Muçllari flet pas incidentit: Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha , këto janë teka kjo është e pavërtetë, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht, dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë që mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.
Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, për turp e pacin ata që votuan, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.

