Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore për përsëritje të votimeve të 11 majit në qarkun e Tiranës.
Me këtë vendim, Kolegji hedh poshtë pretendimet e opozitës për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në kryeqytet, duke konfirmuar vlefshmërinë e rezultatit të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimi i PD për qarkun e Durrësit, ku opozita ka paraqitur pretendime për parregullsi që, sipas saj, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Kolegji Zgjedhor pritet të japë një vendim përfundimtar edhe për këtë rast.