Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, aktualisht në proces të mëvetësishëm për dosjen e Sterilizimit dhe gjithashtu në një tjetër çështje të fondeve të SASPAC, ka dorëzuar një tjetër kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi.
GJKKO ka vendosur që ta shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-zyrtarit të lartë socialist, i arrestuar dy vite më parë.
Seanca raportohet se do të mbahet në orën 11:30. Disa kërkesa të mëparshme i janë rrëzuar Beqajt
Kujtojmë se Beqaj ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, që lidhet me shpërdorimin e fondeve të SASPAC, institucionit që ai drejtonte.
Teksa paralelisht ndodhet edhe në proces gjyqësor për Sterilizimin.


