Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Dragash të Prizrenit një zyrtar policor ishte ankuar se një i dyshuar e kishte kërcënuar me vdekje përmes telefonit.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar (zyrtar policor) ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe i njëjti ishte në gjendje të dehur dhe nuk pranon se ka bërë një kanosje të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë




