Policia ka arrestuar inspektorin e IKMT pranë Drejtorisë Rajonale Kukës pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit.
Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi nga me iniciale M. L., kushëriri i inspektorit të IKMT-së (djali i xhaxhait).
Inspektori me iniciale 46 vjeç, banues në Kukës, u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Ndërsa u procedua penalisht kushëriri i tij, 33 vjeçari me iniciale M. L., banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.
Njoftimi:
Kukës/ Kanosi Drejtorin Rajonal të IKMT-së Kukës, për shkak të një aktkonstatimi, vihet në pranga inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës.
Procedohet penalisht edhe shtetasi që kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë (kushëri i të arrestuarit).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).
Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.


