Një person i paidentifikuar ka grabitur një market në zonën e Yzberishtit mesditën e sotme, duke përdorur kërcënimin me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka kërcënuar punonjësen e kasës dhe ka arritur të marrë një shumë parash, konkretisht xhiron ditore që ndodhej në arkë, e cila dyshohet të jetë rreth 90 mijë lekë të reja, por shuma e saktë pritet të verifikohet.
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, punonjësja e marketit (kasierja) ka pësuar një dëmtim të lehtë në dorë nga mjeti prerës. Ajo është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


