Policia ushtarake pengon hyrjen e gazetarëve të Panorama në ambientet e punës.
Sot (13 gusht), pavarësisht vendimit të Gjykatës, e cila njeh të drejtën për akses në godinën e dytë të Focus Media Group, gazetarët e Panorama nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e tyre të punës.
“Kemi një vendim gjykate dhe ju si polici duhet mund ta vini në zbatim duke i dhënë palëve të drejtë. A mund ta bëjmë sot? Gjykata na lejon që ne të akesojmë ambientet e televzionit”, thonë gazetarë para portës së Panorama, ndërkohë që policët pengojnë hyrjen e tyre në ambientet e godinës.
Gazetarët, në bazë të vendimit, duhet të lejohen të hyjnë brenda ambienteve për të ushtruar profesionin e tyre, si edhe të marrin objektet e punës për të ndjekur informacionet në terren, por komapania KAYO dhe policia ushtarake vazhdojnë të refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës për rikthimin e godinës Grupit Panorama.
Po ashtu, përfaqësuesit e shoqërisë private që duhet të marrin në dorëzim asetet e News24 dhe Panorama, sipas urdhrit të gjykatës, nuk po lejohen të kryejnë detyrën e tyre.
Ky zhvillim vjen pas ndërhyrjes së forcave policore dhe ushtarake në ambientet e Neës24, që kishte çuar në ndërprerjen e transmetimit të televizionit dhe pengimin e punës së stafit për disa ditë.
Vendimi i Gjykatës ishte një hap drejt rikthimit të normalitetit, por refuzimi për ta zbatuar e ka bërë situatën më të ndërlikuar.