Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 200 kilogramë kokainë dhe mjetet të kompletuara për shpërndarjen e drogës.
Gjatë kontrollit të kryer pas dyshimeve të oficerëve që e vunë re duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë në rrugë, në shtëpinë e tij u zbuluan 8 qese të mbushura me kokainë, të ndara në 191 pako që mbanin logo të ndryshme, një “markë” e dedikuar për të gjitha shijet e konsumatorëve, raportojnë mediat në Itali.
Sasia e drogës korrespondonte me rreth 8 mijë doza, me një vlerë të mundshme prej 16 milionë eurosh, të cilat do të financonin aktivitetet e grupeve kriminale në Romë.
Në makinën që përdorte i arrestuari, policia gjeti gjithashtu një sistem të sofistikuar për të fshehur drogën.