EMISIONI VETTING
Çdo skandal i zbuluar është një hap drejt llogaridhënies dhe transparencës. Largimi i gazetarëve të News24 nga forcat e shtetit është një pasqyrë e marrëdhënies së vështirë mes pushtetit dhe medias. 9 gushti 2025. Ora 07:00 e mëngjesit. Në zemër të kryeqytetit, një media kombëtare, më e madhja informative në vend, u mbyll dhunshëm nga shteti shqiptar, që aspiron për t’u futur në Bashkimin Europian.
Gazetarët e News24 u nxorën jashtë si armiq, ndërsa policia dhe ushtria rrethuan godinën e tyre të punës. Në zyrat e braktisura mbetën kompjuterë, dosje hetimore dhe kujtimet e një redaksie që për 25 vite i shërbeu publikut.
Sipas gazetarit Renaldo Saliani:“Jemi përballur me efektivët e Policisë Ushtarake që na kanë penguar pa na dhënë një urdhër të shkruar. U kemi kërkuar efektivëve të Policisë Ushtarake të dimë pse nuk po na lejojnë të futemi, ‘këtu është urdhri’, na kanë thënë, por nuk na e kanë dhënë këtë urdhër të shkruar.”
Media është pushtet i katërt dhe, si i tillë, duhet të ketë autonomi dhe pavarësi totale, por në një vend si Shqipëria ku çdo hallkë është infektuar në korrupsion, përlyerja, me dashje ose jo, është e pashmangshme. Kësaj here, në një situatë pothuaj diktatoriale, shteti zhbëri funksionin e tij rregullator dhe mbrojtës dhe shkelmoi dyert dhe materialet e mbarë popullit të tij. Policia e shtetit nisi të largonte me forcëgazetarët të cilët ishin para godinës ku ata punonin. Në një përplasje me gazetarët, i kërkuan autoriteteve policore ndalimin e dhunës dhe, njëkohësisht, urdhrin që kishin marrë policia për të mos lejuar gazetarët.
Sipas gazetarit Osman Safa, ajo që po ndodhte me gazetarët e News24 “është një dhunë e pastër”. Ndërsa gazetari IsaMyzyraj, gjatë konfrontimit me policinë, ikërkoi policisë e cila nisi dhunën ndaj gazetarëve: “Ku e ke urdhrin? Urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes? Ju nuk duhet të zbatoni urdhra të paligjshëm, zbatimi i urdhrit të paligjshëm është bashkëfajësi, o zotëri. Unë kam respekt për ju se jeni policë, por kur jeni betuar, jeni betuar për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm.”
Më tej, gazetari Artan Hoxha shprehet: “Ata janë thjesht punonjësit e radhës që po zbatojnë një vendim të padrejtë; asnjëri nga ata nuk e ka as kurajon, as integritetin profesional që të kundërshtojë një urdhër, se ai ishte urdhër, nuk ishte vendim; një urdhër që vjen nga instancat më të larta të shtetit. Pra, ata thjesht aty erdhën të vetëdijshëm për të zbatuar urdhrin që u ishte dhënë, për ta marrë atë, për ta fikur sinjalin e News24 dhe për ta marrë atë redaksi në kontroll; dhe ky urdhër vazhdon të jetë në zbatim e sipër, pavarësisht një vendimi të qartëgjyqësor.”
Avokatja Margarita Kola shprehet: “Nuk e di si, në këtë rast, kaq shpejt, pa ndonjë vendim gjykate, vjen dhe ekzekutohet në këtë lloj mënyre; domethënë jam vetëm me të drejtën e gazetarëve dhe të drejtën e ligjit, që çdo institucion shtetëror, nuk ka rëndësi se është policia a çfarë është, duhet të veprojë konform ligjit”, përfundoi ajo.
“Policia ka qenë e ashpër në këtë moment me ne, e padrejtë në formën si është sjellë dhe, padiskutim, ka qenë me sytë e mbyllur për të kuptuar se cila ishte ana e së vërtetës,” theksoi gazetarja Megi Latifi.
Një ditë kur pushteti vendosi të shuajë zërin kritik.
Një ditë kur shteti ligjor u dorëzua përpara forcës.
Një ditë kur fjala e lirë u fut në burg, pas dyerve të blinduara të një godine të rrethuar.
Sipas avokates Margarita Kola: “Është një kambanë alarmi, sepse kur shkon dhe ja bën një media të tillë, imagjinoni si mund të veprosh me një qytetar të pambrojtur, i cili nuk e ka këtë lloj pushteti”.
Sipas gazetares Megi Latifi: “Në fakt, ne si gazetarë nuk përcjellim zërin tonë; ne përcjellim zërin e të tjerëve përmes zërit tonë, dhe kjo është shumë e rëndësishme.”
A mundet një media ta kryejë funksionin e saj nëse ia kyçin derën, në mënyrë që të mos ekzistojë më?
Gjykata e Tiranës vendosi qartë që Gazetarëve të News24 duhet t’u kthehen sendet personale, dhe përmbarimi shtetëror duhet të asistojë në rikthimin e tyre.
Avokatja Margarita Kola shprehet se: “Në dukje, në një farë mënyre, ishte dhe një lloj fati i madh në thonjëza, nëse do ta them, që është gjykuar nga një eksperte, gjyqtare e cila ka gjykuar çështjen; pa përmendur emra, është një nga ekspertet e çështjeve që kanë të bëjnë me standardet që ka vendosur Strasburgu në lidhje me lirinë e medias.”
Por në terren ndodhi e kundërta. Përmbaruesit shtetërorë nuk zbatuan vendimin e gjykatës, por urdhrin e një kompanie private KAYO, nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Na thanë se nuk mund të hyjmë me celularë. Një absurditet total. Në vendimin e gjykatës nuk shkruhet asgjë e tillë.
Policia Ushtarake: Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular. Askush nuk lejohet të hyjë brenda me celular.
Gazetari: Më jep vendimin e gjykatës që të dorëzoj celularin. Pse ti e ke telefonin? Ti pse e ke telefonin? Asnjë nga palët nuk duhet të ketë telefon, ti je palë…
Le të vijë përmbaruesi të më sqarojë. O zoti Pjetër (përmbaruesi), a ka mundësi të flas? Mos më prek me dorë. Më fal, po zbatoj ligjin. Po zbatoj vendimin e gjykatës. O përmbarues, a ka mundësi të më sqarosh? Vendimi i gjykatës, të lutem, më thuaj, ku e ka që ndalon sendet personale të gazetarëve?
Përmbaruesja: Është procedurë standarde? Që të prezantohem, unë jam Anxhela Beleshi, përmbaruese e çështjes që më është ngarkuar dosja. Jemi këtu për të zbatuar vendimin e gjykatës dhe duhet bashkëpunimi me secilën palë. Zotërinjtë kanë procedurat e veta. Do ta organizojmë kështu, se kemi firmosur procesverbalin me përfaqësuesit; organizohet puna kështu. Ata nuk pranuan të futen deri brenda, se nuk pranojnë të dorëzojnë telefonat dhe sendet e tyre personale. Siç i kemi dorëzuar edhe ne, ne tani do të futemi te zyra, një e zëmë. Kush janë gazetarë, do marrin sendet e veta, do t’i shkruajmë një për një në procesverbaldhe do largoheni me sendet tuaja. Çfarë e keni urgjente, të rëndësishme…
Gazetari: Në një vend ngjarjeje, merret ekspertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo? Në një vend ngjarjeje, merret ekspertiza e policisë nëse kanë ndërhyrë apo jo?
Përmbaruesja: Patjetër. Ti e di se kush janë sendet e tua personale; nuk e dimë ne, pikërisht.
Gazetari: Kam 24 vite në këtë profesion.
Përmbaruesja: Nëse ti sheh një fotografi të dëmtuar, se duket ajo se është e dëmtuar, e zëmë, marr një shembull, thyer, do e përshkruajmë: “U gjet një kornizë e thyer. Është korniza e thyer, do e shkruajmë ne: u gjet kornizë e thyer; një dokument i grisur, i zhubrosur, i mbuluar me korrigjues. Këto do të pasqyrohen në procesverbal.”
Gazetari: Ato që janë prezente?
Përmbaruesja: Ato që janë prezente, patjetër.
Gazetari: Po ato që kanë ikur? (I kanë marrë.)
Përmbaruesja: Ato nuk mbajmëpërgjegjësi …
Gazetari: Ky institucion kur fillon punë?
Përmbaruesja: Unë nuk di të jap përgjigje për këtë.
Gazetari: Zotërinjtë i kam parë të marrin gjërat e mia në katin e dytë, e kam filmuar, e kam dokumentuar. Je mbi palët apo palë me ta?
– “Unë mendoj të gjitha mjetet ligjore që ju jep ligji, qoftë përkundrejtpërmbaruesve, qoftë përkundrejt policisë së shtetit; prandaj thashë, kjo është një betejë ligjore tani për të vënë në vend të drejtën tuaj për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, u shpreh avokatja Margarita Kola.
Përmbaruesja: Sigurisht që jam mbi palët.
Gazetari: Atëherë çfarë lidhje ka firma? Më fut brenda, më krijo kushtet sipas vendimit të gjykatës. Unë po të them: pa bërë ekspertizën nuk kam si ia bëj, more zotëri. Unë nuk firmos gjë. gjë. Nëse është shqyer dera, unë dua ta dokumentoj; ti nuk po thërret policinë të shikojë vendin e ngjarjes. Ai ka hyrë në shtëpinë time, më ka grabitur, të lutem, ma dokumento. Ai ka hyrë në shtëpinë time, më ka grabitur, të lutem, ma dokumento. Jam shumë i qetë para ligjit. Shumë i qetë.
Përmbaruesja: Unë jam këtu me kolegët e përmbarimit për t’ju shoqëruar ju të shikoni sendet tuaja. Në qoftë se ju mungon diçka, e shkruajmë këtu: “Më mungon kjo gjë.”
Gazetari: Ore, ti ke hajdutin brenda e thua “dil ti”. Gjykata më thotë “futu”, më krijo kushtet, zotëri. Më krijo kushtet.
Përmbaruesi: Do të jenë të gjitha palët; palët janë kreditori, debitori. Janë palë debitorë.
Gazetari: Do më lejosh, të zbatohet vendimi i gjykatës? Më lejo të futem në zyrën time?
Përmbaruesi: Po.
Gazetari: Do jetë në prezencë të kreditorit dhe debitorit, kështu bëhet?
Përmbaruesi: Nëpërmjet përmbarimit, që në rastin konkret janë gazetarët e Focus Media News dhe debitori që është shoqëria KAYO.
Gazetari: Ore, këta janë dhunuesit, janë hajdutët që kanë hyrë dhe kanë grabitur.
Përmbaruesi: Po, pra, debitori.
Gazetari: Përse nuk po zbatohet vendimi i gjykatës? Më gjej te vendimi i gjykatës që thotë nuk lejohen celularët? Nuk lejohen gazetarët, nuk lejohen gratë, nuk lejohen fëmrat. Ore, pse bëhet shteti kështu banditesk komplet?
Përmbaruesi: Është rregullore e brendshme e policisë ushtarake që të kontrollohet nga një oficer femër. Këto janë pretendimet tuaja, janë hamendësime; ne nuk po ecim me hamendësime, ne kemi një vendim gjykate.
Gazetari: Ma lër ta vërtetoj, vëlla, ma lërta vërtetoj. Mua më ka hyrë në shtëpi; ta vërtetoj, më është thyer shtëpia ime, kaq. Nëse vendimi i gjykatës thotë të mos futen gazetarët
me celularë dhe të mos shikojnë vendin që kanë vjedhur—
Gazetari: Dhe thonë këta çfarë të duan, unë nuk e bëj dot. Nuk e shkel ligjin.
Sipas avokates Margarita Kola: “Kur doli vendimi i gjykatës për të marrë sendet personale, ju nuk u lejuat të futeshit me mjetet tuaja personale. Është krejt në kundërshtim me ligjin, sepse unë kam asistuar në ekzekutime vendimesh dhe palët kanë filmuar; është një filmim i cili mund të kryhet. Kanë pasur frikë; pra, në qoftë se ka ndodhur kjo situatë, pyetja e çdo njeriu është: ‘Përse e kanë bërë? Nga çfarë kanë pasur frikë?’ Pra, çdo gazetar—për më tepër që ju ishit të gjithë gazetarë dhe do merrnit sendet tuaja personale—t’i heqësh gazetarit mjetet e punës, që janë telefoni, regjistruesit e bisedave, ku qëndron problemi?”