I akuzuari në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, ka thënë para gjykatës se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli e Granit Plava.
“Unë nuk i kam takuar as Granitin, as nuk kam bërë asnjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë far pune, që e kam takuar Naimin me Granitin, për kryerjen e veprës”, është përgjigjur Kokalla.
Ai i është përgjigjur pyetjeve nga avokati i tij, Ndrecë Dodaj, i cili i tha se pse e kishte ftuar Murseli Kokallën në shtëpi.
“Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë euro që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, u përgjigj Kokalla.
Sipas Kokallës, Murseli e ka përcjellë atë me pas është takuar me Plavën, derisa shtoi se nuk është i sigurt për njohjen mes Murselit dhe Plavës.
Kokalla tha para gjykatës se problemet mes çiftit ishin të njohura jo vetëm për të, por edhe për familjet respektive, duke përfshirë çështje pune dhe xhelozi.
“Të gjithë e dinin për këto probleme, të mëdhenj e të vegjël”, tha ai.


