Pas shpalljes së qeverisë së re “Rama 3”, ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në “Facebook”, Petrit Vasili e cilëson si “qeveria talibane e Mullan Omar Ramës”. Sipas tij, qëllimi i kabinetit të ri qeveritar ka vetëm një qëllim: zhatjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre nga Shqipëria.
“Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës!! Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Ramës ka vetëm një frazë në program: “Ne do të vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”.
Qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdojë të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri, do të vazhdojnë qytetarët të jenë në mëshirë të fatit në kulmin e Pandemisë, do të vazhdojë të mos ketë aspak drejtësi për qytetarët se drejtësia është e kapur, do të vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do të vazhdojë që droga, paraja e pisët dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Ramës. Mullah Omar Rama ka vetëm një devize: “Pas meje në jetë jetë, gur mbi gurë mos mbetë”.
Mullah Omari i vërtetë e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë meshirë nga forcat e së mirës. Sikurse ai edhe ky që është këtu ndër ne nuk do ti shpëtojë ndëshkimit. Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërten.”



