Markus Rashford është në listën e dëshirave të Juventus.
Pasi dështuan që të firmosnin me Jadon Sancho për shkak të rrogës së lartë që kërkonte lojtari, klubi torinez ka drejtuar fokusin në një tjetër lojtar, i cili ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij.
Marcus Rashford, të cilit prej muajsh i është komunikuar nga United se nuk ka më të ardhmen në “Old Trafford”, momentalisht po stërvitet i vetëm.
Sipas “The Sun” sulmuesi anlgez do të ketë mundësi zgjedhjeje këtë verë pasi në garë për shërbimet e tij nuk është më vetëm Barcelona. Juventusi e mendon si një alternativë serioze në merkato dhe në ditët në vazhdim do të ulet me lojtarin për të diskutuar rreth shifrave që do të mundësonin transferimin e tij në Itali.