Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm 2 muaj pas emërimit në krye të institucionit më të madh spitalor në vend.
Burime për Panorama Online bëjnë me dije se në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo.
Aktualisht nuk dihen ende arsyet zyrtare të dorëheqjes së Spahos, i cili mori detyrën në muajin korrik të këtij viti.
Emërimi i Anxhela Paparizos pritet të formalizohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.