Policia e Kufirit në Durrës raportohet se ka ndaluar një automjet që vinte nga Italia me traget dhe që transportonte disa pajisje të dyshuara për përgjim.
Gazetarja Klodiana Lala konfirmon se në automjetin i cili vinte nga Ancona drejt Durrësit, ishin tre qytetarë italianë, ku dy prej tyre kanë rezultuar zyrtarë të “Guardia di Finanza”, ndërsa i treti jo.
Lala bën me dije se pas kontrollit, personat janë kthyer mbrapsht, ndërsa pajisjet janë sekuestruar, por nuk dihet ende nëse janë kryer përgjime me to.
Mësohet se trageti me të cilin ata kanë ardhur drejt vendit tonë ka mbërritur në Shqipëri në orën 23:00 mbrëmjen e djeshme dhe do te ktheheshin sërish në 7 të mëngjesit.
Mbetet e paqartë arsyeja pse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar nga autoritetet shqiptare.


