Sipërmarrësit e tregut të “5 Majit” kanë folur për mediat lidhur me zjarrin që përfshiu mbrëmjen e djeshme ambientet e tregut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke shkrumbuar plotësisht mbi 50 dyqane.
Një prej tregtarëve të prekur, Ferdinant Martaneshi, shprehet se dëmi i pësuar është shumë i madh, edhe pse ai kishte një nga dyqanet më të vogla në këtë treg.
“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda” u shpreh Martaneshi.
Sipas tij, tregtarët janë zhvendosur në këtë zonë pas ndërtimit të pallateve pranë qendrës tregtare “Emerald” dhe janë vendosur në kapanonet e tregut, që siç tha ai, nuk mund të siguroheshin.
“Nuk na i siguronin, kemi shkuar te sigurimet nuk e merrnin përsipër me këtë lloj ndërtimi këtu. Unë paguaja 517 mijë lekë qira, vajza mbi 1 milionë lekë. Nga shteti kërkojmë të verifikojë, nuk ka ardhur zjarri nga ne, por për faj të këtyre, te panelet e këtyre”, tha ai.
I pyetur nëse ka pasur interes për ndërtim të ndonjë pallati në këtë zonë, Martaneshi tha se nuk ka informacion, por theksoi se ka dëgjuar fjalë për diçka të tillë.
“Asgjë nuk di. Llafe qarkullojnë, por që ta dish kështu realisht, asnjëri nuk e di”, tha ai, ndërsa shtoi se dëmi që ka pësuar është gati 200 milionë lekë.
Ferdinant Martaneshi: Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda.
U bë pallati te Emeraldi dhe na sollën këtu, ja llamarinat që kanë vendosur këtu. As nuk na i siguroshin, jemi në qiell të hapur këtu. Nuk na kanë kërkuar të largohemi, i bën kapanonet me gjithë bashkinë, u lidhën me bashkinë. Dyqanet janë shkrumbuar plotësisht.
Nuk na i siguronin, kemi shkuar te sigurimet nuk e merrnin përsipër me këtë lloj ndërtimi këtu. Unë paguaja 517 mijë lekë qira, vajza mbi 1 milionë lekë. Nga shteti kërkojmë të verifikojë, nuk ka ardhur zjarri nga ne, por për faj të këtyre, te panelet e këtyre. I pamë në kamera. Pak kohë kemi këtu te kjo zonë, gjithë jetën tonë me këto.
Pyetje: Keni dëgjuar këto kohë të jetë interesuar dikush për të ndërtuar diçka tjetër?
Ferdinant Martaneshi: Asgjë nuk di. Llafe qarkullojnë, por që ta dish kështu realisht, asnjëri nuk e di.
Pyetje: Çfarë do bëni sot?
Ferdinant Martaneshi: Çfarë do bëjmë ne, ja po rrimë, po ngrohemi.
Pyetje: Sa lekë ishte malli që iu ka shkuar dëm.
Ferdinant Martaneshi: Gati 200 milionë lekë, janë të gjitha faturat, i ka dogana, çorape e veshmbathje.


