Falë trekëndëshit të jetës në rrënojat e godinës së shkatërruar në Hatay, 4 fëmijët që mbijetuan u shpëtuan nga qytetarët brenda 3 orësh. Nga ana tjetër, 11 persona kanë mbetur të plagosur nga pallati 3-katësh i shembur në lagjen Payas të Hatajit, ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të 4 personave.
Tërmeti, i cili preku 10 qytete me qendër në Kahramanmaraş, shkaktoi shkatërrime të mëdha edhe në Hatay. Familja, e cila ndodhej nën rrënojat e një pallati në Hatay, ku u shkatërruan shumë ndërtesa, u shpëtua e gjallë. Largimi i fëmijëve nga rrënojat u pa moment pas momenti.
Falë trekëndëshit të jetës në rrënojat e godinës, 4 fëmijët që mbijetuan u shpëtuan nga qytetarët brenda 3 orësh. Gjatë shpëtimit, si viktimat e tërmetit, ashtu edhe qytetarët që i shpëtuan nuk i mbajtën dot lotët.
Qytetarët që morën pjesë në përpjekjet e shpëtimit duke qarë, luteshin vazhdimisht dhe thoshin: “O Zoti im, falënderoj Zotin. Zoti më ndihmoftë”, thanë ata. Mësohet se 4 fëmijët që u nxorën nga rrënojat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Video Kliko Linkun