Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane, transmeton Anadolu.
Siç raporton ‘The Times of Israel’, Netanyahu në një video-deklaratë falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “qëndrimin në krah” të Izraelit.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe natën e kaluar. Patëm një bisedë shumë të ngrohtë”, tha Netanyahu.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj shumë lokacioneve në të gjithë Iranin, duke përfshirë strukturat ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse.
Të paktën 585 persona janë vrarë dhe 1.326 të tjerë janë plagosur në Iran që kur Izraeli nisi sulmet.
Autoritetet izraelite, nga ana tjetër, thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane.