Ministrat izraelitë thuhet se kanë paralajmëruar vendet evropiane se çdo njohje e njëanshme e shtetit palestinez mund ta shtyjë Izraelin të ndërmarrë masa të veta të njëanshme, përfshirë edhe aneksimin e mundshëm të pjesëve të Bregut Perëndimor, shkruan “The Times of Israel”.
Ministri izraelit për çështje strategjike, Ron Dermer, thuhet se i ka paralajmëruar personalisht ministrin e jashtëm francez Jean-Noël Barrot dhe ministrin e jashtëm britanik David Lammy, se Izraeli mund të reagojë ndaj njohjes së shtetit palestinez me aneksimin e Zonës C të Bregut Perëndimor dhe legalizimin e vendbanimeve të paligjshme, ka raportuar media izraelite “Haaretz”, duke cituar një diplomat të huaj të njohur me çështjen.
Në një raport të veçantë, “Israel Hayom” shkruan se ministri i jashtëm Gideon Sa’ar u ka përcjellë një mesazh të ngjashëm kolegëve të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe vende të tjera, duke i paralajmëruar se veprimet kundër Izraelit do të hasin në kundërpërgjigje nga Izraeli, siç është zgjerimi i sovranitetit mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe pjesë të luginës së Jordanit.
“Veprimet e njëanshme kundër Izraelit do të marrin përgjigje me veprime të njëanshme nga Izraeli”, thuhet se ka deklaruar Sa’ar.
Data 15.02.2026
Aktuale
- VLEN: Epokë e re në komunën e Shutkës, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale
- Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit
- Ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit
- “Më përndoqi me makinë…”- 31-vjeçari denoncon në polici: Një person m’u prezantua si efektiv, përdorte fenelina të ngjashme me ato të Policisë
- EMRI- U kap duke transportuar emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja, i merrte secilit nga 2500 euro dhe i premtonte se…
- Plagosja e 18-vjeçares në hotel “Gjuta”, arrestohet i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta! Akuzohet se…
- Derbi kryeqytetas, policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen, kontrolle rigoroze të tifozëve
- Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takohet me ministrin gjerman të shtetit për Evropën


