Avokati Myrteza Myftari denoncon një situatë shqetësuese lidhur me pronën e tij pranë Zogut të Zi në Tiranë, e cila, megjithëse është e regjistruar me certifikatë pronësie që prej vitit 2000, është shpronësuar për interesa publike pa marrë asnjë kompensim financiar.
Në një rrëfim për emisionin “Tak Fak”, Myftari tregon se prona e tij është rrethuar dhe pjesë e saj është shndërruar në trotuar dhe është vendosur tabela e Policisë Bashkiake.
Ai mësoi gjithashtu se prona ishte shpronësuar me një vlerë prej 250 milionë lekësh, të cilat ai nuk i ka marrë asnjëherë.
Avokati denoncon procedurat jo transparente dhe shkelje ligjore, teksa pretendon se nuk është njoftuar asnjëherë zyrtarisht për vlerësimin e pronës apo për ndryshimet në kufijtë e saj.
“Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, prona duhet të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që ka kërkuar shpronësimin, brenda 60 ditëve. Pronësinë mbi pasurinë e vërtetoj me certifikatën e blerjes, me origjinën e pronës, me certifikatën e blerësit të parë, blerësit të dytë, unë jam blerësi i tretë. E vërteton gjithë dokumentacioni. Mua më është akorduar një shumë prej 252 milionë lekësh të vjetra. Nuk jam njoftuar për shpronësimin, prandaj lekët nuk i kam marrë. Se kush i ka marrë paratë, e di Bashkia. Edhe në Kadastër rezultoj se unë jam pronar”, tha z.Myftari.
Avokati Myrteza Myftari: Në vendin ku ne ndodhemi, është pronë e imja e blerë në vitin 2000. Që nga ai vit e deri para 4 vitesh e tre muajsh, kjo pronë është shfrytëzuar për biznes, për parkim nga ana ime dhe nga ana e qiramarrësve ose poseduesit ligjor të saj. Para pak kohësh është nxjerrë një vendim i Këshillit të Ministrave, për shpronësim për interesa publike të kësaj pasurie. Ka gjithsej më shumë se 4 vite. Janë kryer të gjitha procedurat pa më vënë në dijeni si ish-pronar, është bërë kërkesa për shpronësim publik. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, prona duhet të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që ka kërkuar shpronësimin, brenda 60 ditëve.
Pronësinë mbi pasurinë e vërtetoj me certifikatën e blerjes, me origjinën e pronës, me certifikatën e blerësit të parë, blerësit të dytë, unë jam blerësi i tretë. E vërteton gjithë dokumentacioni. Mua më është akorduar një shumë prej 252 milionë lekësh të vjetra. Nuk jam njoftuar për shpronësimin, prandaj lekët nuk i kam marrë. Se kush i ka marrë paratë, e di Bashkia. Edhe në Kadastër rezultoj se unë jam pronar. Edhe tabela është vendosur në një pronë timen. Janë anashkaluar të gjitha procedurat ligjore për shpronësimin. Shkresat janë pa numër, pa datë, pa autorësi. Ka munguar vullneti për të komunikuar me mua. I kam bërë kërkesa Bashkisë së Tiranës, i kam vendosur në dijeni të gjitha strukturat e iu kam thënë që të më shpjegojnë se çfarë do bëhet. Zyrat e Bashkisë Tiranë kanë qenë të mbyllura për mua.