Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet se ka dhënë me qira apartamentin e tij për ushtrim prostitucioni. Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy shtetase vietnameze, të cilat ushtronin aktivitetin e paligjshëm në këtë ambient.
I riu me inicialet Xh. S., banues në lagjen “30 Vjetori”, rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, i dënuar për veprat penale “vrasja” e mbetur në tentativë, “dhuna në familje” dhe “vjedhja”.
Nga hetimet ka rezultuar se ai u kishte dhënë apartamentin dy grave vietnameze, me inicialet Th. D. dhe Th. (Th.) D., të dyja 39 vjeçe, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në këmbim të përfitimeve financiare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia sekuestroi pasaportat e të huajave, katër telefona celularë dhe një shumë parash të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.
Të tre personat tashmë ndodhen nën masë sigurie, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi disaditor, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, operacioni policor i koduar “Kontakti”.
Iu dha me qira, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, 2 vietnamezeve, për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari.
31-vjeçari, me precedent për disa vepra penale, ndër to tentativë vrasjeje.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetaset nga Vietnami.
Sekuestrohen pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.