Policia italiane e Lucca-s arrestoi një shqiptar 33-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Arrestimi u bë falë një informacioni anonim në aplikacionin “YouPol”, i cili nxori në pah praninë e një personi të rrezikshëm shqiptar, në një zonë të Sant’Anna-s, i cili ishte deportuar më parë.
Kur patrullat mbërriti në vendngjarje, ai u përpoq t’i shmangej kontrollit, duke dhënë të dhënat e tij personale gabimisht.
Kur u çua në selinë e policisë, doli se ky individ ishte dëbuar si masë alternative ndaj burgut dhe ishte kthyer në Itali ilegalisht me një emër të rremë. Për më tepër, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, informon media e vendit fqinj.
Nuk jepen detaje për veprën penale për të cilën kërkohej në Shqipëri dhe as identiteti i tij, por kanë nisur paralelisht edhe procedurat për ekstradimin.
Personi u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u dërgua në burgun e Lucca-s, në pritje të veprimeve të tjera.