Giovanna Nikolli, ka reaguar disa orë pas lajmit të vdekjes së Enea Themollari, i cili humbi jetën rreth 3 muaj pas shpërthimit me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte me qira së bashku me të motrën, Alda Nikolli.
I riu i cili ndërroi jetë, ndodhej brenda banesës së tij kur ndodhi shpërthimi me tritor në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua tek Spitali i Traumës, ku dhe humbi jetën mesnatën e 4 tetorit.
Vetë Giovanna dhe motra e saj, Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit, nuk pësuan dëmtime pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.
Në një postim në TikTok, Giovanna Nikolli i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.
“Ngushellime familjes se Eneas,, zoti ju dhent forc te perballoni kte dhimje Ju prehte shpirti ne paqe”, shkruan ajo.
Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.
E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.
“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën”, i drejtohej ajo, partneres së Nuredin Dumanit.
Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.