Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas burimeve, Ismaili akuzohet bashkë me Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni për përgjim të paautorizuar dhe grup të strukturuar kriminal.
Ismaili ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e SPAK ditën e sotme, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.


