Efektivi i policisë së Kosovës Ali Çelaj, ka humbur jetën ditën e sotme pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale sakaq Ministria e Punëve të Brendshme ka ngushëlluar familjen për humbjen e trishtë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit Tuaj, zyrtarit policor, z. Ali Çelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. U prehtë në paqe shpirti i tij”.- ka thënë Ministria e Brendshme.
Kujtojmë se derimë tani në Kosovë kanë humbur jetën 498 persona. Sakaq që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 12.981 persona.