Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, ka dëshmuar sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat, pasi në atë kohë ishte një zv/kryeministër i dorëhequr i qeverisë “Berisha”.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka bërë sot me dije disa nga detajet e rrëfimit të kreut të Partisë së Lirisë para oficerëve të BKH-së.
Sipas avokatit, Meta ka deklaruar se “para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve”.
Cakrani shtoi se këto informacione, shërbimet ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.
Gjatë protestës së 21 janarit pati 4 protestues të vrarë të ish-opozitës socialiste të kohës nga Garda e Republikës pasi tentuan t♪7 çanin rrethimin e Kryeministrisë, para Bulevardit, dhe disa të plagosur.


