Ish-Ministri i LDK-së, Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Boiken Abazi se nëse Kuvendi nuk e voton të hënën qeverinë Kurti do të ketë protesta.
Haraqija përmes Facebook-ut ka thënë se po të guxonte Boiken Abazi do të organizonte protesta në vendin e tij, raporton Express.
“Kish qenë mirë ky “debatiki” i VV-së,(Boiken Abazi) me i këqyrë pak punët në vendin e tij. Me pas guxu dhe me pasë një pikë ndërgjegje, ky i kishte organizuar protestat në Tiranë, atje ku jeton e ndoshta i paguan edhe taksat”, ka shkruar Haraqija.
Sot gjatë ditës, anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi ka thënë se qytetarët do të organizohen në protesta dhe do të rrëzojnë secilën qeveri tjetër nëse nuk votohet qeveria Kurti të hënën.