Teksa tifozët e Interit u tallën me disfatën e Juventusit 5 me 2 ndaj Gallatasarait, ironia e fatit i vendos ata në pozita tepër të vështira, pas humbjes 3 me 1 nga modestët e Bodo Glimtit, në Champions.
Në rast se zikaltërit nuk arrijnë të përmbysin këtë disfatë në duelin e kthimit në “San Siro”, rrëzikojnë që të eliminohen më herët se Juventusi, pasi Interi do të luajë të martën e 24 shkurtit prej orës 21:00, ndërkohë që bardhezinjtë e Spaletit, ndëshjen e kthimit ndaj Gallatasarait e luajnë një ditë më vonë, të mërkurën në orën 21:00.
Dy disfatat e Juves dhe Interit, konfirmojnë edhe njëherë momentin e vështirë që po kalojnë skuadrat italiane, teksa kanë pësuar në total plot 8 gola të dyja së bashku, nga ky skuadra modeste në letër si Gallata dhe Bodo Glimt.


