Simone Inzaghi tashmë vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në Itali, pasi ka drejtuar Interin drejt sukseseve të rëndësishme, ku më i fundit është fitorja e titullit kampion.
Dhe vetë trajneri italian, ka falënderuar për këtë ngjitje në karrierë, ata që i dhanë mundësinë që të bënte hapat e parë në futbollin e rëndësishëm.
Ai e nisi nga klubi i Lazios, duke kaluar nga trajner i skuadrës së të rinjve, te ekipi i parë falë bindjes që kishin presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare se do të arrinte të bënte mirë në këtë detyrë.
“Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita tek Interi, rrugëtimi te Lazio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falenderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha trajneri i Interit gjatë një ceremonie ku iu dha çmimi “Bulgarelli”