Inter është gati për sezonin e ri, aty ku i duhet të mbrojë fronin e Serie A si dhe të zhvillojë një Champions League në rolin e protagonistit.
Alessandro Bastoni, mbrojtësi i zikaltërve thekson se ai dhe shokët e tij duhet të tregohen të zotët për të mos e mbajtur mendjen te sezoni i kaluar, por të përgatiten për sezoni e ri ku duhet shumë punë për të rifituar sërish Serie A.
“Trajneri na thotë çdo ditë, fitorja është e lehtë, por përsëritja e suksesit është gjëja më e vështirë.
Ne të gjithë duhet të bëjmë një hap përpara, qoftë edhe mendërisht, për ta hequr nga mendja atë që ndodhi vitin e kaluar dhe për ta nisur nga e para.
Vetëm kështu do të mund të përsërisim atë që bëmë vitin e kaluar, ku patëm një kampionat perfekt.
Sa i takon aspektit individual, mendoj se duhet të bëj një hap para në rolin e liderit dhe të shndërrohem në një shembull për më të rinjtë brenda dhe jashtë fushe.
Merkato- Është bukur të kesh respektin e njerëzve në botën e futbollit.
Por, kur je në një vend dhe je i lumtur, të gjithë të duan dhe të vlerësojnë për atë që je, nuk duhet të largohesh kurrë.
Ndihem pikërisht kështu këtu te Inter, ndihem i rëndësishëm në këtë familje të madhe dhe nuk kam frikë të them se ndihem shumë rehat”, u shpreh Bastoni.