Të paktën 170 trupa ruse janë vrarë sot në rajonin e Donbasit, sipas ushtrisë së Kievit. Trupat ukrainase shkatërruan 12 tanke ruse, nëntë automjete këmbësorie, tre automjete ushtarake, një avion Su-34 dhe një helikopter në vijat e frontit në Donetsk dhe Luhansk, sipas raporteve nga ushtria ukrainase të cituar nga Kiev Independent.
Sakaq, mbrëmjen e sotme kryeqyteti ukrainas u vu sërish në shënjestër të sulmeve ruse. Shpërthime u dëgjuan mbrëmjen e sotme në veri të Kievit, sipas raporteve. abcnews.al