Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin rust ë Mbrojtjes. Sergei Shoigu. Në fokus të diskutimit mes dy homologëve raportohet se ishte incidenti i të hënës që detyroi një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi.
Megjithatë zyrtari amerikan nuk ka dhënë detaje rreth bisedës me ministrin rus.
Ai përshkroi dinamikën e incidentit duke theksuar se dy avionë rusë hodhën karburant në dronin amerikan që po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Më pas, një avion goditi avionin amerikan MQ-9, duke rezultuar në një përplasje.
Nga ana tjetër Rusia ka mohuar akuzat duket pretenduar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me dronin.
“Avionët rusë u përfshinë në sjellje të rrezikshme, të pamatur dhe joprofesionale në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha sekretari amerikan. “Incidenti është pjesë e një modeli të sjelljes agresive, të rrezikshme dhe të pasigurt” nga Rusia, shtoi Austin.
Data 25.10.2025
Aktuale
- Bie dhe dorëheqja e parë/ Gjorgji Galetanovski tërhiqet nga kreu i degës së LSDM në Shkup
- Oda e Zejtarëve organizon ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit
- MPB: 1.065 shkelje trafiku në një ditë, 716 për tejkalim shpejtësie
- VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së
- Personi 65-vjeçar ndalohet pas sulmit fizik ndaj bashkëshortes në Tetovë
- Kontrollet në burgun ku ndodhet edhe Erion Veliaj, policia zbulon telefona në qeli
- SPB Tetovë: Brenda 24 orëve tre raste të dhunës familjare
- Tetovë: Arrestohet 42-vjeçari që sulmoi bashkëshorten dhe u soll agresivisht ndaj policisë


