Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të paraqitet më 4 gusht, në orën 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve ndaj tij.
Meta do të transferohet nga paraburgimi – ku ndodhet që prej 21 tetorit 2024 – drejt SPAK-ut, ku do të jetë i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakani. Ata do të firmosin aktin përmbyllës të hetimit penal, që i hap rrugë dërgimit të dosjes në gjykatë.
E njëjta procedurë është ndjekur më herët edhe për Monika Kryemadhin, si dhe për Piro Xhixhon, babain e nënkryetares së PL-së, Erisa Xhixho.