Policia e Tiranës kanë dëshmuar sot një ngjarje të pabesueshme, të cilën shpesh jemi mësuar ta shohim nëpër filmat thriller apo aksion, ku një person me probleme të shëndetit mendor është përfshirë në dy aksidente të njëpasnjëshme dhe një “plan” arratie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Me të marrë njoftimin se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident, Shërbimet e Policisë dhe të urgjencës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për kryerjen e veprimeve hetimore dhe dhënien e ndihmës së parë.
Ata kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasin F. F., 32 vjeç, i cili kishte mbetur i dëmtuar nga aksidenti, dhe dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.
Pas verifikimit të automjetit tip “Volkswagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.


