Zlatan Ibrahimovic ka vendosur për bomberin e ri të Milanit.
Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.
Reparti sulmit mbetet kryefjalë, e që sipas Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur se kë duhet ta transferojë Milani për pozitën e bomberit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic ka vendosur që sezonin e ardhshëm bomberi i ri i Milanit të jetë Joshua Zirkzee.
Sulmuesi holandez, po shkëlqen te Bolonja duke realizuar 10 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Për ta transferua Zirkzee në San Siro, Rosonerët do të paguajnë 40 milionë euro dhe kartonin e Saelemaekers.