Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Shijakut, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore në fshatin Koxhas-Fushë.
Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i menjëhershëm i forcave të Komisariatit të Shijakut bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili ndodhej ende pranë parcelës në momentin kur zjarri ishte aktiv.
Nga hetimet paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë, përfshirë ullinj dhe pemë të llojit Pauloënia, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme nën akuzën për “Shkatërrim prone me zjarr”.
Njoftimi i policisë
Shijak
Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.
Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Pauloënia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.