Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tri sipërfaqe toke pranë autostradës TEG–Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe një pikë karburanti në afërsi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe për të identifikuar autorin e dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestua shtetasi J. S., banues në fshatin Mjull Bathore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre, pasi reagimi i strukturave të Policisë do te jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal. Gjithashtu, fton që të denoncohet menjëherë çdo indicie për këtë veprimtari kriminale, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi, si dhe të zbardhen menjëherë autorësia dhe rrethanat.