Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Beratit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në lagjen “Çlirim”, ku një sasi lënde plasëse u vendos në derën e një lokali në pronësi të shtetasit me iniciale S.F.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në ambientet e jashtme të biznesit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve