Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, është vënë nën pranga ditën e sotme, pasi ishte i shpallur në kërkim për një episode dhunë ndaj një familjeje në Nikël.
Ai, së bashku me të birin, Ariel Rraja ( i ndalur dhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike), kanë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes Caca, për motive të dobëta lidhur me një kanal, ngjarje e dyshuar se ka ndodhur më 24 tetor.
Rasti u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.
Kjo nuk është hera e parë që Flamur Rraja bëhet protagonist, pasi në gusht të vitit 2023, ai së bashku me të vëllain Xhelal Rraja dhe djalin e socialistit, Rexhep Rraja, u përfshinë në dhunën barbare për guroren e tyre në Fushë-Krujë më fisin Maja.
Për shkak të kësaj ngjarje, Rrahman Rraja u detyrua të japë dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste.