Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në seancë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka ankimuar vendimin për sekuestron e celularit të saj.
Ajo kërkon kthimin e celularit të saj, e cila u sekuestrua me urdhër të SPAK me datë 6 dhjetor 2024, pas një kontrolli në banesën dhe zyrën e saj.