Dy nga agresorët e grupit kriminal që sulmoi mëngjesin e sotëm Policinë e Kosovës duke lënë një efektiv të vrarë dhe të plagosur, janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Nga foto e publikuar në rrjet, njëri prej terroristëve i armatosur dallohet i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Nga pamjet duket sikur terroristi ka marrë plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Kujtojmë se një grup prej 30 personash të armatosur deri në dhëmbë janë rrethua brenda në manastirin e Banjskë të Zveçanit.