Publikohet fotoja nga momenti i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës.
Dy policë e kanë prangosur atë, teksa bie në sy edhe veshja e tij. Plaku mban në qafë një varëse floriri të trashë, por edhe syze dielli.
ARRESTIMI I PLAKUT
Policia bëri me dije se është arrestuar Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, pasi dyshohet si një nga 3 atentatorët e vrasjes së tij, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Sipas burimeve, dyshohet se Plaku ka vepruar si vrasës me pagesë.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë–Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin. Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas. Në “Golf 7” janë zbuluar 12 gjurmë gishti.
“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip ‘Volkswagen Golf’ me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiut, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, – njoftoi policia 1 vit më parë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.