Një 50-vjeçar i shumëkërkuar për krime të rënda seksuale dhe kundër personit është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit.
Zamir Halili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Sienës me 7 vite burg për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vite e 9 muaj burgim. Ai do të ekstradohet në shtetin fqinj për të përfunduar dënimin e mbetur.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”.
I dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, kapet në Elbasan, 50-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.
Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.